MENU
klinika

Bundesliga, Java 5

Bayern “7 ballë”, Kimmich realizon dopietë

18.09.2021 - 17:25

Bayern Munchen edhe njëherë tjetër tregon forcën në Bundesligë. Në javën e katërt, bavarezët fituan 8-0 në “Allianz Arena” ndaj Bochum. Një sfidë e vendosur shpejt, ku spikati Sane dhe Kimmich.

Pjesa e parë është mbyllur 4-0. Sane shënoi golin e parë, pastaj shërbeu për Kimmich dhe 2-0. Në 32’ vjen goli i tretë me Gnabry. Në fund të pjesës së parë ka edhe një autogol.

Edhe në të dytën Bayern nuk do të kursehej, duke realizuar edhe tre gola të tjerë. Në 61’ do të vinte “firmën” e tij edhe Lewandowki, ndërsa në 65’ Kimmich kompleton dopietën personale.

Trajneri Nagelsmann zëvendëson disa nga titullarët. Dhe i futuri në lojë Chupo-Mouting realizon golin e shtatë në 79’. Ka edhe një gol të tetë në fund nga Muller, por VAR e klasifikon jashtë loje.