MENU
klinika

Që në janar

Manchester United u hap derën 7 lojtarëve të ikin

19.09.2021 - 12:29

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, është i përgatitur të shesë shtatë lojtarë në janar. Plani i trajnerit norvegjez është që të grumbullojë shumën e duhur të parave për të blerë një mesfushor.

Sipas The Sun, plot shtatë lojtarë rrezikojnë të largohen në merkaton e dimrit. Donny van de Beek, Jesse Lingard, Phil Jones, Eric Bailly, Anthony Martial, Diogo Dalot dhe Alex Telles janë emrat e lojtarëve që Solskjaer është gati t’i largojë.

Bisedat për të gjetur një sistemim për këta lojtarë pritet të zhvillohen në muajt para merkatos së janarit. Me ardhjen e Cristiano Ronaldos gjërat janë përmisuar ndjeshëm në vijën e parë dhe Lingard e Martial nuk kanë më vend dhe nga shitja e tyre përfitohet një shumë e majme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN