MENU
klinika

Djali i legjendës

Mick Schumacher mbetet në Formula 1 edhe për një sezon

23.09.2021 - 12:40

Mick Schumacher do të garojë në Formula 1 edhe vitin tjetër. Piloti i ri gjerman është konfirmuar te makina amerikane Haas edhe për vitin 2022 ashtu sikurse edhe shoku i tij i skuadrës, rusi Nikita Mazepin.

Marrëveshja është arritur edhe në bashkëpunim me Ferrarin, pasi Mick është pilot i akademisë Ferrari. Makina Haas ka zyrtarizuar sot marrëveshjen, duke i dhënë kështu mundësi pilotit të ri gjerman të vijojë të garojë në Formula 1.

“Të jem mes 20 pilotëve që garojnë në Formula 1 është një ëndërr dhe tani që rikonfirmohem jam shumë i lumtur. Viti i parë ka qenë emocionues dhe kam mësuar shumë. Jam i sigurt se përvoja e fituar do më vlejë për sezonin e ardhshëm”, – tha Mick Schumacher.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN