MENU
klinika

“PD do ndahet në dy pjesë”

Nano: E vetmja zgjidhje, gjetja e një gjuhe të përbashkët Basha-Berisha

17.09.2021 - 09:50

Mustafa Nano thotë se e vetmja zgjedhje që të mos përçahet PD, është gjetja e një gjuhe të përbashkët mes Bashës dhe Berishës, gjë që siç u shpreh analisti është vështirë të ndodhë.

“Kam përshtypjen që edhe pa i parë këto, po ndodh ajo që prisja. PD do ndahet në dy pjesë.

Berisha e ka këtë fuqi dhe të gjithë duhet t’ia njohin fuqinë brenda PD. Përfundimisht PD do të përçahet dhe nuk mund të mbetet një. Vetëm nëse gjendet gjuha e përbashkët gjë që është vështirë të ndodhë. Unë nuk shoh rrugë që këta të bashkohen dhe PD e shoh të përçarë”, tha Nano