MENU
klinika

Akuzohet për zhvatje

Nicole Scherzinger paditet nga themeluesja e Pussycat Dolls

05.09.2021 - 10:43

Nicole Scherzinger është paditur nga Robin Antin, themeluesi i grupit “Pussycat Dolls”. Antin pretendon se këngëtarja refuzon të bashkohet me grupin në turneun e ardhshëm nëse ajo nuk merr pjesën më të madhe të fitimeve.

Scherzinger thuhet se ka nënshkruar një turne ribashkimi dhe se ka rënë dakord për të marrë 45 përqind të të ardhurave por tani refuzon të marrë pjesë në turne duke kërkuar të rinegociojë kushtet e marrëveshjes.

Scherzinger thuhet se po kërkon 75 përqind të të ardhurave nga turneu, një rritje e konsiderueshme nga shuma e parë. Marrëveshja ishte për ribashkimin e grupit në vitin 2019 por turneu u shty për shkak të pandemisë.

Sfida ligjore: Këngëtarja kryesore e Pussycat Dolls, Nicole Scherzinger, 43 vjeç, po paditet nga themeluesi i grupit, Robin Antin, 60 vjeç, për pretendimet se ajo nuk do të performojë në turneun e ribashkimit të grupit pa kontroll të plotë; Scherzinger u pa në janar 2020 në Beverly Hills

Këngëtarja performoi me grupin pop nga 2003 deri në 2009 para se të vazhdonte një karrierë si një artist solo. Që pas shpërbërjes së grupit, Scherzinger ka qenë e angazhuar dhe në aktrim, ku ka luajtur mes të tjerash në “Moana” dhe “Men In Black 3”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nicole Scherzinger bashkëpunim me Luis Fonsi

Pritet një ‘Despacito’ numër 2