MENU
klinika

Kualifikueset e “Katar 2022”

Nuk falin të mëdhatë, Franca thuajse në Botëror

07.09.2021 - 22:45

Triumf i ekipeve pretendente dhe të mëdha në mbrëmjen e sotme sa u përket kualifikueseve për Katar 2022. Franca mposhti në shtëpi 2-0 Finlandën, ndërsa Holanda luajti “tenis” me Turqinë.

Franca kaloi në avantazh minutën e 25-të. Ylli i Atletico Madrid, Griezmann, finalizuar me një goditje të mrekullueshme kombinimin e bukur me Benzema. Kaq për pjesën e parë.

Vendasit shënojnë golin e dytë në minutën e 54’. Sërish Griezmann shfaqet protagonist, që kompleton dopietën. Franca kryeson grupin me 12 pikë me 3 fitore dhe 3 barazime. Habia është vendi i dytë që mbahet nga Ukraina, me 5 barazime. Bosnja ngeci 2-2 me Kazakistanin.

Në Holandë, ndeshja është zhbllokuar vetëm pas 54 sekondash. Ka qenë Klaassen që ka shënuar për vendasit pas një kombinimi spektakolar me Depay. Në minutën e 16-të ka ardhur edhe goli i dytë i Holandës, i shënuar nga Depay, që realizon edhe të tretin në 38’.

Turqia mbetet me 10 lojtarë në 44’, teksa largohet nga fusha Soyunco pas dy kartonëve të verdhë. Depay kompleton tripletën në 54’, me miqtë që duken inekzistentë në fushë.

Në 80’ dhe 90’, vendasit cuan shifrat në 6-0. Një fund një gol nderi për Turqinë. Holanda kryeson së bashku me Norvegjinë me nga 13 pikë, që fitoi 5-1 me Gjibraltarin, ku tre gola i shënoi Haaland.

Kroacia dhe Rusia bëjnë detyrën në shtëpi, duke fituar përkatësisht, 3-0, ndaj Sllovenisë dhe 2-0 ndaj Maltës. Të dyja kryesojnë me nga 13 pikë në grupin e tyre. Në këtë grup fitoi edhe Sllovakia 1-0 ndaj Qipros. Sllovakia mban vendin e tretë me 9 pikë.

 

Fitore e thellë e Danimarkës në shtëpi ndaj Izraelit, duke e mposhtur 5-0. Danezët marrin fitoren e gjashtë në po kaq ndeshje dhe kualiafikimi në Katar 2022 nuk duket problem. Surprizon Skocia në Austri, teksa fiton 1-0. Britanikët marrin vendin e dytë me 11 pikë.

Serbia ndalet në Irlandë, në barazim 1-1 në këtë transfertë, teksa tani mban vendin e dytë në grup, dy më pak se Portugalia,  që ka 13. Golin e parë e shënuan serbët me Milinkovic-Savic, por në fund barazojnë vendasit irlandezë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN