MENU
klinika

Kategoria e Parë, Java 3

Partizani barazon në fund, Vllaznia mbetet “kockë e fortë”

26.09.2021 - 21:42

Partizani nuk arrin për të pestën ndeshje radhazi të mposhtë Vllazninë. Shkodranët mbeten “kockë e fortë” për të kuqtë, që shmangën humbjen dhe mbyllën në barazim 1-1 ndeshjen në “Elbasan Arena”.

Miqtë shkodranë e nisën ndeshjen me gol, që në minutën e katërt. Latifi shmanget mirë në krahun e majtë dhe në mënyrë të papritur çon topin në qendër, ku Da Silva nuk gabon duke tundur rrjetën për 0-1. Më këtë rezultat mbyllet pjesa e parë.

Ndeshja ishte e hapur deri në fund. Vllaznia nuk arrin të vrasë ndeshjen me një gol të dytë, ndërsa Partizanin shpërblehet në minutën e 88-të, duke shmangur humbjen.

Pas një aksioni të gjatë të të kuqve, me harkime radhazi nga krahët, topi shkon te mesfushori Rrapaj, i cili gjuan nga jashtë zonës, duke dërguar sferën në rrjetë. Mbyllet 1-1, Partizani në kuotën e dy pikëve, Vllaznia pesë pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN