MENU
klinika

Legjenda e futbollit botëror

Përmirësohet Pele: Jam gati për 90 minuta lojë

15.09.2021 - 17:20

Gjendja shëndetësore e legjendës së Brazilit, Pele, është përmirësuar ndjeshëm. Ai madje me humor thotë se ndihet gati për 90 minuta lojë, madje për shtesë.

80-vjeçari u operua për një tumor nga zorra e trashë në Spitalin Albert Einstein në Sao Paulo. Tri herë fituesi i Kupës së Botës ka qenë në spital që nga 31 gushti, pasi e zbuloi tumorin gjatë testeve rutinë.

“Jam larguar nga ICU (kujdesi intensiv) tashmë dhe jam në dhomën time. Vazhdoj çdo ditë e më i lumtur, me gatishmëri të plotë për të luajtur 90 minuta, plus shtesa. Do të jemi së bashku së shpejti”, shkroi Pele në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Pelé (@pele)