MENU
klinika

Mustafa Nano: . Mua më kall datën kjo...

Rama nuk mendon për qeverisje, por për mandatin e katërt

03.09.2021 - 12:46

Gjashtë ministra të larguar, 6 të rinj dhe 9 ministra të rikonfirmuar janë ekipi i Edi Ramës për këtë mandat të tretë, që vetë ai e cilësoi më të vështirin.

Përpos kësaj, ambicia e kryeministrit është shpalosur hapur, betejë e fortë për të fituar zgjedhjet lokale dhe hyrja në histori si e vetmja parti që mund të qeverisë 4 herë me radhë.

Mustafa Nano e cilëson Ramën si njeriun më të pushtetshëm të momentit, i cili me fuqinë që ka mund të bëjë çfarë të dojë.

Ndër të tjera Nano theksoi se nga kjo qeverie re pritet një vijimësi, ku vazhdojnë të njëjtit njerëz.

Ai shprehet se ndjehet i zhgënjyer nga kryeministri, i cili teksa ka siguruar mandatin e tretë, nuk flet për qeverisje por për një mandat të katërt.

“Nuk besoj se do kemi ndonjë qeverisje më të mirë në këtë mandat të tretë, sepse nuk ka ndodhur ndonjë gjë ndryshe.

Duket si një vijimësi, duket sikur nuk ka pas zgjedhje, vazhdojnë të njëjtën njerëz.

Besoj se Rama është njeriu më i fuqishëm. Ai ka pas mundësi ta shpikë veten, por nuk e ka bërë.

Sepse ai me kaq pushtet sa ka mund të bëjë çfarë të dojë.

Ai ka preferuar të qeverisë vendin me të njëjtit njerëz, me të njëjtën frymë.

Ai ecën sipas rrethanave, mund ta flakë një person si një bisht cigare, por mund ta mbajë dhe aty për një mijë vjet. Po të ketë rrethana të tjera e flak.

Gjithsesi mbetem pak i zhgënjyer nga Rama sepse ai sa mori mandatin e tretë flet për mandatin e katërt.

Kjo mua më kall datën, ma heq petllën. Ai nuk mendon për qeverisjen, por mendon për mandatin e katërt dhe kjo mua nuk më pëlqen”, tha Nano për Mcn.