MENU
klinika

“Sipas standardeve të UEFA-s”

Rama publikon pamjet nga stadiumi i Kukësit

24.09.2021 - 15:47

Kryeministri Edi Rama ka publikuar së fundmi një video teksa vijon puna për përfundimin e stadiumit të ri të Kukësit, i cili pritet të inaugurohet më 15 tetor.

Gjatë ditëve të fundit, ka nisur edhe vendosja e stolave të cilët janë në ngjyrën blu, teksa pritet të mbërrijë edhe tapeti i cili do të jetë 100 % natyral.

“Vijon puna për përfundimin e stadiumit të ri të Kukësit, me kushte optimale sipas standardeve të UEFA-s”, – shkruan në statusin e tij në “Facebook”, Edi Rama, duke postuar videon.