MENU
klinika

La Liga, Java 7

Real Madrid humb shkëlqimin, nuk ka gol në “Bernabeu”

25.09.2021 - 22:59

Pas 5 fitoreve radhazi, Real Madrid është ndalur në barazim pa gola në “Santiago Bernabeu” kundër Villarreal. Një ndeshje jo e mirë e vendasve, me pak raste për shënim, madje me fat që morën një pikë.

Villarreal luajti një ndeshje të mirë dhe krijoi disa raste, sidomos në pjesën e parë, vetëm dhe portieri Courtois shpëtoi madrilenët nga humbja. Një pikë që vlen për nga mënyra se si shkoi loja.

Pesë fitore dhe dy barazime në kampionat, Real mban kreun e renditjes me 17 pikë. Vetëm Sevilla e vendit të dytë mund ta arrijë, që ka 14 pikë, por me një ndeshje më pak.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN