“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Si mund të diagnostikohet migrena?
Mjeku: Diagnoza e migrenës bazohet në historinë e pacientit. Sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Dhimbjës së Kokës, që të diagnostikohet me migrenë, duhet që individi të ketë të paktën 5 atake dhimbjeje që të kenë zgjatur 4-72 orë (të patrajtuara ose të trajtuara jo me sukses) dhe dhimbja e kokës duhet të këtë patur të paktën dy karakteristika të mëposhtëme: lokalizim unilateral, pulsim, intesitet nga të moderuar në të rëndë, shmangie të aktivitetit fizik rutinë si ecja ose ngjitja e shkallëve). Gjatë dhimbjes së kokës individi duhet të ketë patur të paktën 1 prej simptomave: të përzjera dhe/ose të vjella; fotofobi dhe fonofobi. Duhet që këto simptoma të mos jenë shkaktuar prej një sëmundjeje tjetër.
Kujdes, migrena mund të simulojë ose të simulohet prej dhimbjeve sekondare të kokës ose mund të bashkëjetojë më një crregullim dhimbjeje koke tjetër. Secila prej simptomave të mëposhtëme sugjeron për praninë e një crregullimi dhimbjeje koke sekondar dhe në këto raste duhen kryer ekzminime më të hollësishme.
Këto simptoma janë:
– Kjo dhimbje cilësohet si e para dhe më e keqja e individit përgjatë tërë jetës, sidomos nëse është me fillim të menjehershëm;
– Një ndryshim në frekuencë, ashpërsi dhe në tiparet klinike shoqëruese të atakut;
– Dhimbje koke progresive që zgjat me ditë;
– Precipitim i dhimbjes së kokës me metodën Valsalva;
– Prania e shenjave neurologjike ose simptomave si diplopia, humbje të ndjeshmërisë, dobësi, ataksi);
fillim i dhimbjes pas moshës 55 vjec;
– Dhimbja ndodh pas një demtimi të kokës ose një traumë të madhe; dhimbja është e vazhdueshme
– Dhimbja e kokës shoqërohet me ngurtësim të qafës ose me temperaturë;
– Mosreagim ndaj terapisë
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.