MENU
klinika

Ministër i Brendshëm vendoset i kërkuari nga FBI

Talebanët formojnë qeverinë e re të përkohshme të Afganistanit

07.09.2021 - 17:43

Talebanët kanë njoftuar krijimin e një qeverie të përkohshme në Afganistan e cila do të kryesohet nga një prej liderëve të këtij grupimi. Ata e kanë pagëzuar shtetin e tyre me emrin “Emiratet Islamike të Afganistanit”.

Në qeveri është emëruar Ministër i Punëve të Brendshëm dhe një person i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga FBI-ja.

Mullah Mohammad Hassan Akhund do të jetë në krye të qeverisë ndërsa Mullah Abdul Ghani ndërsa zëvendësi i tij do të jetë Mullah Abdul Ghani Bardar.

“Ne e dimë që qytetarët kanë pritur krijimin e një qeverie të re” – është shprehur zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid për BBC.

Sarajuddin Haqqani, Ministri i Brendshëm është lideri i grupit militantik të njohur si grupi “Haqqani” të cilët kanë bashkëpunuar ngushtë me talebanët dhe kanë marrë përsipër disa sulme terroriste përgjatë luftës 20-vjeçare në vend.

Ndryshe nga talebanët, grupi “Haqqani” është konsideruar nga SHBA si një organizatë terroriste e veçuar.

Poste të tjera ministrore kanë marrë dhe Mullah Yaqoob si Ministër Mbrojtje dhe Amir Khan Muttaqi si Ministër i Jashtëm.

I pyetur pse nuk u emëruan gra në qeverinë e re, një zëdhënës tjetër taleban, Ahmadullah Wasiq tha për BBC se kabineti nuk ishte finalizuar ende.

Akhund, i cili pritet të udhëheqë punët e përditshme të regjimit të ri – diçka e ngjashme me rolin e kryeministrit – është në listën e terrorizmit të Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 2001.

Akhundzada, si udhëheqës suprem, do të ketë fjalën e fundit në çështjet politike, fetare dhe ushtarake.