MENU
klinika

Lojtari i “All Blacks”

Aksidenti tragjik, shuhet në moshën 25-vjeçare ylli i regbisë

18.10.2021 - 17:09

Ditë zie per “All Blacks” dhe të gjithë botën e regbisë: Sean Wainui, lojtari i krahut, 25 vjeç, dhe ylli në rritje i ekipit kombëtar të Zelandës së Re, ka mbetur i vdekur, viktimë e një aksidenti automobilistik pranë Tauranga.

Wainui lë pas tij gruan e tij Paige dhe dy fëmijë. Shoku i skuadrës dhe kapiteni i Blacks, Brad Weber, shkruajti në Twitter: “Nuk gjej fjalë për të shprehur dhimbjen që ndjej. Sean nuk e meritonte. Dita e parë do të jetë e dhimbshme të hyjmë në qendrën stërvitore dhe të mos e shohim aty. RIP vëlla”.

Ndërsa All Blacks shprehën ngushëllimet e tyre: “Ne jemi me zemër të thyer. Sean, ti ishe një frymëzim dhe nuk do të harrohesh kurrë”. Ata humbasin një nga lojtarët më përfaqësues.