MENU
klinika

Dha penallti të paqenë

Asnjë dënim për gjyqtarin që penalizoi Milanin

06.10.2021 - 17:39

Vetëm pak ditë më parë, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gravina, në një deklaratë, pranoi se UEFA do të pezullonte arbitrin e ndeshjes së Champions League, Milan-Atletico Madrid, Cakir, por duket se nuk ka ndodhur kështu…

Asnjë pezullim për Cuneyt Cakir, gjyqtari i Milan-Atletico Madrid. Thashethemet për një ndalesë të mundshme pas penalltisë së dyshimtë të dhënë në kohën shtesë ndaj Colchoneros janë shkrirë totalisht dhe përgënjeshtruar nga thirrja e bilbilit turk për kualifikueset e Botërorit Katar 2022 për konfederatën Europiane.

Cakir do të drejtojë Gjermani-Rumani, të planifikuar për të Premten 8 Tetor në Hamburg. Në fakt, UEFA gjykoi se vetëm sjellja e VAR ishte serioze dhe e dënueshme: turku Abdulkadir Bitigen u zëvendësua nga bashkatdhetari i tij Huseyin Gocek, me promovimin e Mete Kalkavan nga asistent në menaxher i VAR.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN