Autori i golit të Polonisë në “Air Albania” ndaj Shqipërisë pranon se gaboi që shkoi duke festuar pranë tifozëve shqiptarë, por këtë e bëri nën efektin e emocioneve dhe jo për të provokuar. Karol Sviderski ishte heroi i polakëve, teksa vulosi fatin e takimit në minutën 77-të.
Por një gol kaq i rëndësishëm nuk u përjetua me festën e duhur prej tij. Futbollisti polak, i rrëmbyer nga emocionet, zgjodhi anën e gabuar të stadiumit për të festuar, pasi tifozët shqiptarë menjëherë reaguan duke hedhur shishe në drejtim të tij.
Megjithatë, Sviderski merr përgjegjësinë e tij për veprimet e tifozëve. Në intervistën e dhënë për “Polsat Sport” autori i golit shprehet se vrapoi në mënyrë të panevojshme drejt tifozëve shqiptarë për të festuar, por kjo ndodhi vetëm për shkak të emocioneve dhe jo me qëllim:
Arnavutluk x Polonya maçı, konuk takımın 77’de Swiderski ile deplasmanda 1-0 öne geçmesinden sonra sahaya fırlatılan cisimler nedeniyle durdu.pic.twitter.com/MOvcelsnIV
— Tribun Dergi (@tribundergi) October 12, 2021
“Ishte një ndjenjë fantastike të shënosh një gol në një ndeshje të tillë, në një stadium të huaj. Me siguri do ta mbaj mend. Nga ana tjetër, fakti që tifozët reaguan kështu, ishte pjesërisht faji im. Unë vrapova pa shkak drejt tyre për të festuar, por isha nën ndikimin e emocioneve. Është e vështirë, ndodhi”, tha Karol Sviderski, duke marrë një pjesë të fajit.