MENU
klinika

Komunikata zyrtare dhe fjala e Infantinos

Evakuimi nga Afganistani, FIFA falënderon Ramën

21.10.2021 - 18:36

Nëpërmjet një komunikate zyrtare, FIFA ka falënderuar ata që kanë bërë të mundur që gjatë ditës së djeshme të largoheshin nga Afganistani një tjetër grup personash të sportit, kryesisht gra dhe fëmijë.

Presidenti Infantino ka falënderuar për këtë mision edhe kryeministrin Edi Rama, i cili ka ofruar bashkëpunimin e plotë të Shqipërisë në këto operacione shpëtimi dhe pritjen e refugjatëve.

“Pas një raundi negociatash komplekse, FIFA mund të konfirmojë se ka mbështetur Katarin me evakuimin nga Afganistani të një grupi të dytë refugjatësh të lidhur me futbollin dhe basketbollin e femrave.

Një tolal prej 57 personash, më së shumti gra dhe fëmijë, mbërritën shënosh në Doha të mërkurën, 20 tetor, në një udhëtim çarter. Drejtuesit e FIFA-s kanë punuar nga afër me Katarin për përpjekjet e evakuimit që nga muaji gusht, me Shqipërinë që i është shtuar bashkëpunimit më së fundmi” – shkruhet në komunikatë.

Presidenti i FIFA-s, Giani Infantino, tha: “Ne do të dëshironim të shprehnim falënderimet më të sinqerta për Emirin e Katarit, Sheik Tamim bin Hamad Al Thani, si dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që na ndihmuan me misionin humanitar dhe për asistencën e tyre në zhvendosjen në siguri të këtyre pjesëtarëve të komuniteti të futbollit në situatat më të vështira”.