MENU
klinika

La Liga, Java 11

Barcelona nuk fiton as pas largimit të Koeman

30.10.2021 - 23:04

Edhe pse u largua Koeman, Barcelona nuk arrin të marrë fitore në La Liga. Mbrëmjen e sotme, katalanasit nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Alaves.

Katalanasit po jetojnë një ndër momentet më të vështira historike. U duk sikur pas pjesës së parë pa gola, avantazhi i bukur i firmosur nga Depay do të sillte 3 pikët, por menjëherë ka ardhur goli i miqve me Rioja.

Barcelona ndodhet tashmë në vend të nëntë me 16 pikë dhe e shkëputur 8 pikë nga kreu i renditjes. Sakaq, i kthyer pak kohë më parë, Sergio Agüero u largua sonte nga Camp Nou me një ambulancë. Argjentinasi kërkoi zëvendësimn në pjesën e parë të ndeshjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin