MENU
klinika

Bundesliga, Java 9

Bayern nuk ndal hapin, triumfon me “poker”

23.10.2021 - 17:31

Bayern Munchen nuk ndal aspak hapin, duke fituar sërish me shumë gola, kësaj here në Bundesligë. Bavarezët fiton 4-0 në “Allianz Arena” ndaj Hoffenheim. Nga dy gola për secilën pjesë dhe kampiontë mbajnë kreun.

Në pjesën e parë realizoi Gnabry dhe Lewandowski. Sulmuesi merr kreun e shënuesve me 10 gola, një më shumë se Haaland. Në pjesën e dytë, Choupo-Mouting dhe Coman mbyllën sfidën në 4-0.

Fiton edhe Borussia Dortmund, që mposhti 1-3 Arminia Bielefeld në transfertë. Një sukses që mban verdhezinjtë në vendin e dytë, një pikë larg Bayern. Ndërsa Leipzig përmbysi 4-1 kundër Greuther Furth. Wolfsburg pësoi humbjen e katërt radhazi, kësaj here në shtëpi 0-2 nga Freiburg.