MENU
klinika

Budha: vetvetja!

”Bota është e verbër”

15.10.2021 - 16:57

         Buda, emri i vërtetë Sidharta Gaytama, është themelues i Budizmit, i lindur afro 2,500 vjet më parë në veri të Indisë, në kufi me Nepalin në Lumbini. Mendohet se i ati ka qenë mbret./Konica.al/Nga kërkimet arkeologjike në atë zonë vërtetohet se ka qenë udhëheqës klani, ai i Shakias, i familjes Gotama, me autoritet dhe ndikim. Legjendat thonë se i ati ishte i shqetësuar nga parashikimi i një eremiti në momentin e lindjes të së birit, që e paralajmëroi se do të bëhet mbret i madh dhe shumë i ditur.

Sidharta u edukua ushtarakisht dhe intelektualisht nën mbikqyrjen e të atit, i cili përkujdesej t’i plotësonte të gjitha nevojat dhe dëshirat.

Gjithë kohën ishte i rrethuar nga mësues, vallëzuese, gjuetarë, mjekë popullorë dhe shumë shërbëtorë. E martuan me bukuroshen Yasodhara, vajzë e një klani fqinj, me të cilën lind një djalë. E gjithë kjo, nuk e bën të lumtur. Vuan dhe brengoset për ekzistencën e sëmundjeve, të mjerimit, të pleqërisë dhe të vdekjes që na “zhvesh nga kuptimi i kësaj jete që kalojmë” e ku çdo gjë i dukej kotësi.

Kështu, një mbrëmje ai largohet nga pallati dhe familja, arratiset nga jeta e lehtë për të kërkuar të vërtetën dhe për të provuar kuptimin e ndjenjës së ekzistencës. Ishte tridhjetëvjeçar. I preu flokët e gjata, rrobat luksoze i ndërroi me veshje të thjeshta dhe ndoqi mësimet e diturive të kohës. Me kalimin e kohës praktikoi teknikën e jogës, mësoi filozofi përherë me etjen e madhe për të kuptuar.

Në citatet e veta, Sidharta ka një vizion të vërtetë dhe mendon se e vërteta është në ekuilibrin e forcave që e paraqet në rrugën fisnike të përbërë nga tetë rregulla: vizioni korrekt, dituria korrekte, veprimi korrekt, jeta korrekte, përpjekja korrekte, kujdesi korrekt dhe meditimi korrekt.

Buda vdiq në moshën tetëdhjetëvjeçare, por me të lindi një filozofi e re.

Kurrë nuk pretendoi se ishte Zot, apo i dërguari i tij. Budizmi është mësimi mbi ndërgjegjësimin, apo si quhet “Buddha-Dharma”./Konica.al

Nga ai, i cili në luftë ka mundur me mijëra dhe mijëra njerëz dhe nga ai, i cili është mundur nga vetvetja, ky i fundit është fitimtari më i madh.

 

Më e mirë se njëmijë fjalë pa ndjenja, është një e vetme, e drejtë, e cila sjell qetësi tek ai që e dëgjon.

 

Nga vetvetja, në të vërtetë, është krijuar e keqja. Nga vetvetja ne fëlliqemi. Nga vetvetja është larguar e keqja. Nga vetvetja në të vërtetë ne jemi pastruar. Pastërtia dhe papastërtia janë personale. Askush nuk mund të pastrojë të tjerët.

 

Bota është e verbër. Të rrallë janë ata që shohin. Shpirti është i paqëndrueshëm dhe shumë i vështirë të sundohet. Vrapon ku dëshiron. Është mirë që ta sundojmë. Shpirti mposht sigurinë e lumturisë.

 

Nëse nxënësi i sheh gjërat me dituri korrekte, atëherë ai nuk i do idetë që i takojnë së kaluarës: “A kam ekzistuar në të kaluarën? Apo nuk kam ekzistuar në të kaluarën? Kush isha në të kaluarën?”. Ai po ashtu, nuk i do pyetjet që kanë të bëjnë me të ardhmen: “Do të ekzistoj në të ardhmen? Nuk do të ekzistoj në të ardhmen?/Konica.al/Kush do të jem në të ardhmen? Si do të jem në të ardhmen?” Po ashtu, ai nuk i do dyshimet lidhur me vetveten, që i takojnë kohës së tashme: Jam unë? Nuk jam unë? Si jam unë? Pasi jam i gjallë, nga vij unë? Ku shkoj unë?”. Ide të tilla, nuk paraqiten tek ai.

 

Ashtu si një majmun që lodron në pyll i kapur në një degë e më pas e braktis atë menjëherë për të kapur një tjetër, pastaj edhe në të tjerat, kështu, o dishepuj, ato që ju i quani mendime, njohuri, krijohen dhe shpërndahen pambarimisht.

 

Lehtë është t’i shohim të metat e tjetrit, ato tonat është vështirë t’i shohim. Në të vërtetë, të metat e të tjerëve ne i përhapim në erë si bykun e farës së grurit, por ato tonat ne i mbulojmë siç bëjnë lojtarët dinakë me goditjet që i bëjnë të humbasin.

 

Kur shpirti është i kontrolluar, duhet të jetë si guri në udhëkryq. Edhe pse guri qëndron në mes të sheshit, shiu bie mbi të dhe nuk mund ta shkatërrojë, dielli e nxeh, por nuk mund ta shkrijë, era fryn dhe nuk mund ta lëvizë. Një shpirt i kontrolluar i ngjan këtij guri./Konica.al

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një prej autorëve më të mëdhenj francez

Pesë gjëra që nuk i dinit për Viktor Hygo

Nga Lis Bukuroca

Profesori dhe murgu

Por pranoje fatin - tha një shkrimtar

Kënaqu siç vetëm budallai di…


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit