MENU
klinika

"E qartë si kristali, armiqtë e betuar të PD…!"

Bujar Nishani zbulon se kush e mbron Lulzim Bashën

10.10.2021 - 13:58

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka dhënë alarmin se armiqtë më të betuar të PD-së ndër vite, po bëjnë sot avokatin e Lulzim Bashës.

Sipas Nishanit mjafton ky fakt për të kthjelluar dhe ndriçuar çdo demokrat e çdo patriot të këtij vendi sot.

“Shumë interesante por e qartë si kristali !

Pa përjashtim, të gjithë armiqtë më të betuar politik të Partisë Demokratike, që nga dita e parë e themelimit të saj dhe deri më sot, janë bërë papritur, avoketërit më të zjarrtë e fanatikë të Lulzim Bashës.

Të L. Bashës jo si individ por të L. Bashës si Kryetar i Partisë Demokratike.

Mjafton ky fakt për të kthjelluar dhe ndriçuar çdo demokrat e çdo patriot të këtij vendi sot”, shkruan Nishani në rrjete sociale.

Nishani shkruan më tej se bashkimi i PD-së, i tmerron armiqtë e saj politik,

“Bashkimi i PD, forcimi i PD, kthimi në opozitë të vërtetë PD, i tmerron armiqtë e saj politik.

Tmerron dhe armiqtë e Shqipërisë, po ashtu”, shkruan Nishani.