MENU
klinika

Pjesa e parë

Derbi është “flakë”, Tirana në avantazh

25.10.2021 - 20:38

Derbi ka nisur me trazira, tifozët kanë ndezur tymuese e flakadanë, duke krijuar një situatë aspak normale në stadium. Kjo ka bërë që ndeshja të ndalet vetëm për dy minuta, për të rinisur sërish, ku nuk kanë munguar rastet në të dyja portat.

Në minutat e para ishte Partizani më mirë, por më pas Tirana pati një shans të artë. Ndeshja ishte e luftuar kryesisht në mesfushë. Kishte ritëm dhe duele të shpeshta. Në fundin e pjesës së parë, Tirana merr penallti dhe shënon.

Nuk munguan edhe sendet në fushën e lojës, kryesisht shishe plastike, por që nuk u bënë problem për mbarëvajtjen e ndeshjes, të paktën në 45 minutat e para. Kujtojmë që kjo ndeshje po monitorohet nga UEFA për shkak se “Air Albania” pret finalen e Conference League.