MENU
klinika

Mesfushori i Kombëtares

Dermaku rikthehet me gol pas 5 minutash që hyri në lojë

28.10.2021 - 20:39

Gol tjetër nga legjionarët kuqezi. Mbrojtësi i Kombëtares, Kastriot Dermaku, ka gjetur rrugën e rrjetës mbrëmjen e sotme me Leccen ,duke shënuar në barazimin 1-1 me Brescian.

29-vjeçari i dha avantazhin skuadrës së tij në minutën e 81-të të takimit, duke shënuar vetëm 5 minuta sapo hyri në fushën e lojës. Megjithatë, goli i Dermakut nuk e ndihmoi Leccen të merrte 3 pikët, pasi Brescia barazoi në minutën e 88-të me Bizolin.

Mbrojtësi kuqezi është pjesë e Lecces që nga sezoni i kaluar, ku pasi qëndroi për një vit në huazim, verdhekuqtë vendosën ta blinin përfundimisht.

Ky fillim sezoni ka qenë i vështirë për Dermakun pasi një dëmtim e ka lënë jashtë fushë për pjesën më të madhe, por rikthimi me gol mund të jetë vendimtar për një vend titullari në vazhdim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN