Një nga incidentet, çuditërisht më brilante, që lidhet me Uinston Çërçillin është eksperienca ofenduese që ndodhi gjatë negociatave që ai pati me Franklin Roosevelt./Konica.al
Për të qenë më të saktë, kryeministri britanik u bë i famshëm jo gjatë negociatave, por në bisedën e tij private me Rusveltin.
Çështja është se mënyra se si këta dy personalitete u takuan me njëri-tjetrin, ishte krejt e paparashikuar. Presidenti i Amerikës, Rusvelti, hyri në dhomën e hotelit, që i përkiste Çërçillit dhe shtangu në vend./Konica.al/Kishte të gjitha arsyet e botës për këtë – Çërçilli ishte përgatitur të bënte një dush, kështu që ai ishte absolutisht i zhveshur. Kur pa mysafirin që u shfaq para tij, u ngrit menjëherë në këmbë. Mungesën e rrobave ia shpjegoi kështu:
“Unë jam kryeministri britanik dhe nuk kam asgjë për të fshehur nga Presidenti i Amerikës”. Ndoshta Roosevelt (diku thellë brenda vetes) e kuptoi humorin e kësaj situate dhe e vlerësoi shakanë e kryeministrit, por dora e Çërçillit, e cila ishte shtrirë për presidentin, mbeti pezull në ajër./Konica.al
Gjithsesi, nuk mund të pretendojmë, se ky incident ndikoi keq në marrëdhëniet midis Amerikës dhe Britanisë së Madhe.
Përkundrazi, disa studiues (në mesin e tyre edhe David Reynolds, profesor në universitetin e Kembrixhit dhe një nga ekspertët kryesorë të Çërçillit në botë) pohojnë, se ishin pikërisht aktet e guximshme të Uinston Çërçillit, që u bënë një nga themelet bazë të bashkëpunimit të ngushtë të SHBA-së me Britaninë e Madhe, bashkëpunim që ka zgjatur për një kohë relativisht të gjatë.
Mund t’u japim plotësisht të drejtë, duke pasur parasysh se Çërçilli ishte në fakt, një figurë e pakrahasueshme në arenën politike ndërkombëtare./Konica.al