MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 4

Egnatia gjen fitoren e parë, mposht rivalin direkt

02.10.2021 - 15:47

Egnatia gjen fitoren e parë në Kategorinë Superiore në javën e katërt. Rrogozhinasit mposhtën në shtëpi 2-1 Kastriotin. Një sukses që vlen shumë, pasi u mor ndaj një rivali direkt.

Ishte ndeshje e çmendur në Rrogozhinë, Pedro Augusto bën heroin, duke shënuar dopietë. Ai shënoi në fillim në minutën e 24-t me penallti dhe Egnatia e mbylli në avantazh pjesën e parë.

Pjesë e dytë nis keq për miqtë krutanë. Kodra, që kishte hyrë në 46’, lë të tijtë me 10 vetë pas protestave ndaj gjyqtarit. Gjithsesi, në 59’ Ajazi shënon për Kastriotin, duke shtangur rrogozhinasit, edhe pse këta të fundit ishin në epërsi numerike.

Ekuilibrat vendosen në fushë kur edhe Bruno Telushi merr kartonin e dytë të verdhë. Kur u mendua se ndeshja mbaroi, në fund Pedro shënon sërish. Pas një harkimi nga këndi, sulmuesi devijon drejt rrjetës me shumë fat. Mbyllet 2-1, Egnatia 5 pikë, Kastrioti 1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN