MENU
klinika

''Fox News''

Filmimi i parë me zë në Shqipëri… ishte për mbretin

29.10.2021 - 13:29

         Datëlindja e Zogut, tetorin e vitit 1929 do sillte në Shqipëri shoqërinë kinematografike ”Fox News”, për të filmuar festimet për nder të mbretit Zog I dhe fjalimin e tij.

Ky është filmimi i parë me zë i realizuar në Shqipëri.

Thuhet gjithashtu, se, në këtë periudhë ekipi i ”Fox Movietone News” bëri edhe një udhëtim nëpër Shqipëri, por fatkeqësisht këto materiale nuk janë identifikuar ende dhe nuk u dihet vendndodhja.

Në dy fotografitë duket ekipi nga ”Fox News” në terrenin e xhirimit, automjeti dhe kamera, shoqëruar nga autoritete shqiptare të kohës dhe me gazetarin, Nebil Çika.