MENU
klinika

Formula 1

Hamilton më i shpejti, por do të niset i 11-i

09.10.2021 - 15:14

Edhe njëherë tjetër Lewis Hamilton. Piloti britanik i Mercedes ishte më i shpejti sot pasdite në pistën e Stamboll, ku nesër do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Turqisë.

7 herë kampioni i botës dha kohën 1’2 2” 868, duke vendosur edhe rekord të pistës. Gjithsesi, Hamilton do ta nisë garën e nesërme nga vendi i 11-të, pas penalizimit me 10 pozicione për shkak se ka ndërruar disa pjesë të motorit të tij.

Për pasojë, nga vija e parë nesër do ta nisin garën Valtteri Bottas (Mercedes) dhe Max Verstappen (Red Bull). Ata u klasifikuan sot në vendet 2-3, por përfituan nga një pozicion pas penalizimit të britanikut.

Ndaj, për Bottas vjen një “pole position” i dhuruar. I katërti u rendit Charles Leclerc me Ferrari (niset i treti), ndërsa shoku i tij i skuadrës, Carlos Sainz, do ta nisë garën nga vendi i fundit (ndërroi motorin).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN