MENU
klinika

Moto GP

Zbulohet kalendari i 2022, për herë të parë në dy pista

08.10.2021 - 15:23

Organizatorët e botërorit të Moto GP kanë publikuar kalendarin provizor të garave të këtij kampionati që do të organizohet vitin e ardhshëm.

Në total do të jenë 21 gara, rekord, që do të nisin më 6 mars në Katar (Pista e Losaiol) dhe do të mbyllen më 6 nëntor në Spanjë (pista e Valencia). Kjo është hera e parë në histori që do të organizohen 21 gara në MotoGP, ku janë përfshirë edhe dy pista të reja.

Për herë të parë do të garohet në Indonezi dhe Finlandë. Kalendari ka përfshirë edhe pista ku nuk garohet nga viti 2019 për shkak të pandemisë dhe masave që ishin marrë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN