MENU
klinika

Serie A, Java 10

Inter ia del në Empoli, nuk gabojnë skuadrat romane

27.10.2021 - 22:44

Inter lë pas barazimin me Juventus dhe ia del në transfertën ndaj Empolit, duke fituar 0-2. Nga një gol për secilën pjesë u ka mjaftuar zikaltërve për të marrë tri pikë me vlerë.

Skuadra zikaltër ka kaluar në avantazh me golin e Danilo D’Ambrosio në 34’, pasi Sanchez ka hedhur një superkrosim të lehtë brenda zone. Mbrojtësi ka devijuar me kokë dhe topi ka përfunduar në rrjetë. Vendasit protestuan për penallti pak minuta më parë, por VAR i dha të drejtë arbitrit. Kaq për pjesën e parë.

Pjesa e dytë nis keq për vendasit e Empolit, në 52’ Ricci ndëshkohet me karton të kuq. Pesë minuta më vonë trajneri do të zëvendësonte Bajramin, një vendim që nuk rezultoi efikas, pasi Inter shënoi golin e dytë me Dimarco në 67’. Inter mbron fitoren deri në fund.

Në dy ndeshjet e tjera të mbrëmjes, spikat përmbysja e Romës në Sardegna ndaj Cagliari-t 1-2, në një sfidë ku Kumbulla u aktivizua në minutën e 91-të. Fiton Lazio 1-0 në shtëpi me Fiorentina-n.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN