MENU
klinika

Serie A, Java 10

Sassuolo surprizon Juven në “Allianz Stadium”

27.10.2021 - 20:30

Juventus surprizohet në shtëpi. Është Sassuolo që fiton në Torino 1-2, duke shtangur bardhezinjtë në shtëpinë e tyre. Një humbje që djeg shumë për të besuarit e Allegrit.

Një gol i Davide Frattesi ka bërë diferencën në pjesën e parë. Miqtë kanë goditur në minutën e 44-t dhe kanë shkuar në dhomat e zhveshjes në avantazh 1-0. I pafat Dybala, i cili ka goditur shtyllën në minutën e 37-të.

Pjesa e dytë ka vetëm një skenar, Juventus që sulmon pa fund dhe miqtë që mbrohen. Bardhezinjtë arrijnë të barazojnë në minutën e McKennie, por kur pritej goli i dytë, në limitet e ndeshjes ndodhi e kundërta.

Miqtë janë ata që shënojnë të dytin në 95’ me Lopez, duke marrë tri pikë të arta në “Allianz Stadium” dhe lëshuar me këmbë në tokë Juventusin. Në dy ndeshjet e tjera, Atalanta përmbysi 3-1 Sampdorian në Genoa, ndërsa Udinese-Verona u nda në barazim 1-1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak