MENU
klinika

Thuajse perfekt

Milan barazon rekordin e 67 viteve më parë

27.10.2021 - 11:21

Ndonjëherë i bukur si në poker-in ndaj Cagliari. Pastaj i egër si në përmbysjen ndaj Veronës. Herët e tjera efektiv, si me rastin fundit të suksesit minimal ndaj Torinos.

Milani i Stefano Piolit nuk shkëlqen, por arrin të marrë tri pikët në shtëpi, me fitoren 1-0. Një tjetër shfaqje e forcës së kuqezinjve, që godet objektivin pavarësisht një paraqitjeje jo emocionuese.

Vazhdon rruga thuajse perfekte e “Djallit” në kampionat, i cili deri më tani ka fituar 28 pikë nga 30 të mundshme. Kuqezinjtë kanë fituar pesë ndeshjet para tifozëve të tyre në “San Siro”, i vetmi barazim është jashtë fushe ndaj Juventus.

Milani nuk e kishte nisur kaq mirë për 67 vite, që nga sezoni 1954-1955. Ky i Milanit përfaqëson një nga startet më të mira në Serie A pas 10 ndeshjeve të para të kampionatit. Vetëm Roma e Garcias në sezonin 2013-2014 doli më mirë se kuqezinjtë, me 10 fitore dhe 30 pikë nga 30 të mundshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak