MENU
klinika

Në garë janë këto 3 emra të njohur të ekranit

Jeni kuriozë se kush do të luajë James Bond-in e ardhshëm?

26.10.2021 - 12:02

Një ndër personazhet imagjinarë më të famshëm në historinë e kinemasë është padyshim James Bond.

Filma të shumtë dhe disa aktorë të ndryshëm me mjaft famë kanë përjetësuar legjendën 007 ndër vite, përfshirë Sean Connery, Roger Moore, Pierce Brosnan. Daniel Craig është ylli i fundit që ka interpretuar Bond-in për vite më radhë.

Kur prodhuesit i ofruan këtë rol, Daniel nguroi të shfrytëzonte mundësinë që padyshim, vjen një herë në jetë.

Aktori i famshëm ishte mjaft i shqetësuar për pasojat që ky vendim mund të sillte për familjen e tij. Sipas John Maybury, kjo ishte një zgjedhje mjaft e vëshitrë pasi në atë kohë e bija e tij ishte vetëm 12 vjeçe.

“Kishte implikime si në jetën personale ashtu edhe në fushën e tij profesionale. Nuk mendoj se dikush mund të përgatitet për realitetin e famës derisa ta përjetojë atë. Por ajo që i thamë ishte: “Ka jetë pas Bondit”.

Ndërkohë në garë për të luajtur James Bond-in e ardhshëm janë tre emra mjaft të njohur, Jamie Dornan, Régé-Jean Page dhe Henry Cavill.

“Craig, i cili luajti superspiunin në pesë filmat e fundit pati një sukses të jashtëzakonshëm dhe ata kanë nevojë për dikë që mund të mbajë trashëgiminë e bukur 007. Ai tashmë ka treguar se ka atë që duhet për të parë një ekskluzivitet drejt suksesit me Fifty Shades of Grey”, u shpreh burimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Tani ju besoj njerëzve më shumë"

Daniel Craig rrëfen se Bond i ndryshoi jetën

Pjesë e filmit të James Bond

Dua Lipa edhe aktore?


Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë