Vepra e Peter Paul Rubensit, “Samson dhe Delilah” (1609–1010), në Galerinë Kombëtare në Londër, prej shumë kohësh është dyshuar nëse është autentikja e artistit të periudhës baroke. Nga hulumtimimet e kompanisë së teknologjisë me bazë në Zvicër, “Art Recognition”, përmes inteligjencës artificiale (AI) për të vërtetuar veprat e artit, u arrit në përfundimin se piktura, ka probabilitet 91 për qind që të jetë e rreme, sipas “The Guardian”.
Rubens, pikturoi vërtet një skenë të Samsonit dhe Delilës, sipas skenëS biblike, ku Delilah organizon prerjen e flokëve Samsonit, i cili po fle, për një nga mbrojtësit e tij kryesorë, Nicolaas Rockox, kryetari i Antwerpit, por kjo vepër u zhduk pas vdekjes së tij, më 1640.
Piktura, pretendohet se u rishfaq më 1929, kur Ludwig Bruchard, ekspert për punimet e Rubensit, ia atribuoi atij veprën. Dyshimet lidhur me origjinalitetin zunë fill më 1960, pas vdekjes së Bruchard-it dhe u zbulua se ai siguroi certifikata të gatshme origjinaliteti kundrejt parave. Më shumë se 60 vepra të Rubensit, vërtetuar nga Bruchard, janë identifikuar si të rreme, duke përfshirë dy versionet e “Diana and Her Nymphs Departing for the Chase” në Muzeun e Artit në Cleveland, Ohio, si dhe në muzeun ”J. Paul Getty” në Los Angeles.
Galeria Kombëtare e bleu veprën me çmimin rekord prej 2.5 milionë funtesh, nga shtëpia e ankandeve “Christie’s”, më 1980. Ndër vite disa kritikë kanë vënë në dyshim origjinalitetin e “Samson dhe Delilah”, përfshirë artistin dhe studiuesin Euphrosyne Doxiadis, i cili, ka pohuar në disa gazeta, se detaje të caktuara përputheshin. Doxiadis vuri në dukje se piktura e Galerisë Kombëtare ndryshonte nga studimet që Rubensi bëri për pjesën e blerë nga Rockox, duke përfshirë faktin që këmbët e Samsonit nuk janë plotësisht të shfaqura në pikturë, por të treguara në studime dhe gdhendje.
Zbulimi i fundit, përmes teknologjisë AI, vjen si një goditje tjetër kundër veprës. Duke përdorur një bazë të dhënash të pikturave të rreme dhe autentike të Rubensit, “Art Recognition” mësoi të identifikojë detajet e vogla që përbëjnë veprat autentike të Rubensit.
“Eksperimentet i përsëritëm për të qenë vërtet të sigurt, se nuk po gabonim dhe rezultati ishte po i njëjti”, – ka thënë Carina Popovici, shkencëtarja që drejtoi analizën e AI.
“Çdo detaj dhe pjesë e pikturës rezultuan të rreme, me më shumë se 90 për qind probabilitet”.
Gjithaq, është e paqartë sesi AI mund të modifikojë dallimet në stil, që mund të jenë dëshmi e ndërhyrjes së asistentëve të studios. “Art Recognition” nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.
“Galeria i referohet gjithmonë studimeve të reja. Ne presim botimin e plotë, në mënyrë që çdo dëshmi të mund të vlerësohet siç duhet. Deri atëherë, nuk do të komentohet më tej” – është njoftimi i nga ana e autoriteteve.