MENU
klinika

Futet në lojë një klub i pasur

Jo vetëm Real Madrid për Lewandowskin

17.10.2021 - 13:22

Gjërat kanë ndryshuar te Bayern Munchen. Në fillim të sezonit drejtuesit e klubit deklaronin se nuk na shërben Haaland dhe nuk shpenzojmë 130 mln për një futbollist të tillë, pasi kemi Lewandowskin që shënon më shumë.

Por së fundmi bavarezët kanë dalë hapur se duan të marrin Erling Haaland. Dhe sulmuesi polak ndihet i fyer, ndaj do të kërkojë largimin, ku në pole-position duket Real Madrid.

Por Robert Lewandowski mund të transferohet te Manchester City. Sipas Sport Bild, menaxheri i lojtarit, Pini Zahavi, ka pranuar mundësinë e kalimit të polakut te Qytetarët. Lewandowski i ka kërkuar Bayern-it që ta shesë, për të provuar një aventurë të re në karrierën e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN