MENU
klinika

Arsyeja

Lewa mërzitet me Bayern, mendon largimin

14.10.2021 - 12:41

Forma dhe golat vazhdojnë të duken mirë për Robert Lewandowskin, që është një nga kandidatët për të fituar “Topin e Artë”, por sulmuesi polak duket i mërzitur që së fundmi po lakohet për të afruar në skuadër edhe Erling Haaland.

Ajo që ka shqetësuar më shumë polakun janë fjalët e drejtorit sportiv, Hasan Salihamidzic, i cili pak javë më parë tha për Erling Haaland: “60 gola në 60 ndeshje, jemi duke ndjekur atë, nëse nuk do ta bënim, do të ishim amatorë të vërtetë”.

Kjo nuk është pritur mirë nga Leëa, i cili tani po mendon për të mos rinovuar me Bayern kontratën që skadon në 2023-shin. Kjo edhe për vetë faktin se bavarezët janë ende duke u tunduar nga ideja se mund të firmosin me yllin e Borusia Dortmund, Erling Haland.

Norvegjezi mund të blihet për 150 milionë euro, para të cilat Bayern është i gatshëm për t’i paguar duke ditur se lojtari do të ishte një garanci për të ardhmen. Manchester City, PSG dhe Real Madrid do të firmosnin menjëherë me Leëan, i cili do të mbetej pa skuadër.

Një tjetër fakt që po mban polakun larg nga Bayern është ai i kontratave për lojtarët mbi 30 vjeç. Si rregull, lojtarë të tillë mund të firmosin vetëm kontrata njëvjeçare. Kështu ka ndodhur me Franck Ribery dhe Arjen Robben. Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN