MENU
klinika

Filozofi praktike

Ka një të mesme të artë dhe e dinin, romakët!

15.10.2021 - 16:32

       Romakët, mes të tjerash aspironin ekuilibrin mes jetës së kënaqshme dhe asaj të shëndetshme. Dr. Nick Summerton sjell nga lashtësia, gjashtë këshillat për shëndetin, sipas jetesës në Romën antike.

1 – Merr përgjegjësi

Romakët i përkushtonin një rëndësi të veçantë ruajtjes së trupit.

Mjeku romak i shekullit II, Galen, theksonte se ishte përgjegjësia e secilit që të kujdesej për trupin, duke shkruar se njerëzit duhet “ta merrnin përsipër përgjegjësinë për të ruajtur shëndetin”, duke bërë një stil jetese të caktuar, që përfshinte higjienën e mirë. Ai gjithashtu cekte rëndësinë e ajrit të pastër, si gjumit të mjaftueshëm, së bashku me një dietë të mirëmenduar, të ushtruarit dhe konsumit të ujit.

Galeni ishte një nga ata burra, që i kthente fjalët në vepra: “Pasi arrita moshën 28-vjeçare, me bindjen se higjiena është art, ndoqa parimet e këtij arti deri në fund të jetës dhe nuk u sëmura kurrë përveçse ndonjë gripit të rastit.”

2 – Ushqehuni shëndetshëm

Ushqimi dhe ajri i pastër, ishin çelësi i shëndetit për romakët.

Shumë ngjashëm me ditët e sotme, një dietë e shëndetshme konsiderohej pjesë e një plani të balancuar, për shëndet të mirë. Dëshmi të gjetura kohët e fundit, bazuara në elementet e ADN-së nga qytete të ndryshme romake, na tregojnë rreth ushqimeve që konsumonin njerëzit e thjeshtë. Sipas standardeve moderne, dieta e popullit të Herkulaneumit në kohën e shpërthimit të Vezuvit, ishte jashtëzakonisht e shëndetshme dhe e pasur me minerale, që përfshinte nivele të larta peshku dhe proteina nga perimet.

Kopshtet private ishin gjithashtu shumë popullore në Romë. Përveç kultivimit të bimëve dhe perimeve, ato luanin një rolë shumë më të madh në mirëqenie. Në një letër, Plini i Riu përshkruan shëtitje përgjatë rrugicave të rrethuara me pemë, në vilën e tij në Toskana. Ai gjithashtu komenton ajrin e pastër dhe pamjet piktoreske, puhizën e freskët dhe aromat e luleve erëmira.

3 – Zgjidheni me kujdes doktorin

Romakët zgjidhini mjekun që e meritonte besimin e tyre.

Historiani romak Plini i Vjetri, i këshillonte bashkëqytetarët e tij rreth të besuarit në profesionin e mjekësisë – sidomos grekët: “Mjekët i marrin njohuritë e tyre prej rreziqeve tona, duke bërë eksperimente me koston e jetëve tona.”

Në atë kohë, nuk kishte diplomë apo licensa profesionale që të jepnin titullin ‘doktor’, ndaj është ende e paqartë sesi fitohej kjo gradë në kohën e perandorisë romake.

Por, disa nënshkrime të zbuluara në Vindolanda, në murin e jashtëm të një kalaje romake, sugjerojnë se gratë e familjeve ushtarake ndërmerrnin rolin e zgjidhjes së problemeve të përditshme të shëndetit, që përfshinte njohurinë për mjekimet e plagëve, si dhe përzgjedhjen dhe grumbullimin e barnave dhe bimëve të ndryshme mjekësore.

4 – Kujdesuni për sytë

Problemet me sytë, ishin një shqetësim i veçantë për romakët.

Për ata, sytë ishin një pjesë trupi e privilegjuar dhe një pikë takimi mes shpirtit e botës së jashtme.

Higjiena e papërshtatshme dhe rrugët me pluhur ishin shkaku kryesor i problemeve të syve edhe për romakët. Në një raport ushtarak të zbuluar po në Vindolanda, kategoritë e specifikuara për 31 ushtarë, ishin 1- aegri (të sëmurë); volnerati (të plagosur); dhe lipientes (probleme me sytë).

Në librin e tij ”De Medicina”, shkrimtari i shekullit I, Celsus i kushtoi një kapitull të tërë kujdesit për sytë, që përfshinte një përshkrim shumë të qartë të operacionit të katarakteve.

5 – Kujdesuni për plagët

Norma e mbijetesës mes ushtarëve romakë pas një beteje, ishte shumë më e lartë se kundërshtarët e tyre.

Të çarat dhe prerjet nga shpatat e gjata ishin plagosje mjaft të zakonshme në Romën e lashtë. Armë të tjera të përdorura nga fiset vendase, përfshinin: shtizat, thikat, akset, hobet e gurit dhe shigjetat. Pasojat për disa romakë fatkeqë ishin frakturat e ndryshme, dëmtimet në kokë, sy, si dhe depërtimet e zakonshme në abdominale, apo kraharor.

Të gjitha këto preje, apo gërvishtje, kishin nevojë për pastrim, mjekim dhe fashim: disa edhe qepje. Në raste të caktuara, ishin të nevojshme transplantimi i fragmenteve të kockave, ndalimi i gjakderdhjes, apo edhe shkëputja e pjesëzave nga shtizat.

6 – Përqëndrohuni në mirëqenien e përgjithshme

Për romakët, shëndeti fizik ishte i lidhur ngushtësisht me atë mendor.

Kujdesi ndaj psikikës – apo edhe shpirtit – shihej si një pikë thelbësore ndaj kujdesit për trupin, apo edhe elementëve të tjerë kryesorë për një trup në formë, si ajri i pastër, gjumi dhe dieta.

Shumë qytetarë romakë kërkonin të ndiqnin një filozofi jete dhe një qasje të popullarizuar nga perandori romak Markus Aurelius, siç ishte stoicizmi. Një nga qëllimet kryesore ishte zëvendësimi i emocioneve negative, si hidhërimi, zemërimi dhe ankthi me emocione pozitive, si gëzimi.

Së shpejti shfaqje të reja

Hapet Teatri i Kukullave

“Perëndimi i andrrimeve” dhe poezia e Gasper Palit!

Jeta e shkurtër e poetit që jetoi në kohë të pavarësisë

Në momentin e përurimit, ajo kishte rreth 6.000 vëllime në fond

Biblioteka kombëtare, si u pasurua përgjatë viteve!