MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 7

Kukësi mposht Dinamon dhe merr kreun

29.10.2021 - 21:46

Kukësi merr fitoren e dytë radhazi dhe kreun provizor në Kategorinë Superiore. Verilindorët mposhtën 1-0 Dinamon në “Air Albania”, duke marrë një trepikësh me shumë vlerë përballë një rivali direkt.

Ishte kroati Edi Basha që shënoi një supergol në minutën e 28-të. Pas një topi të gjatë nga mbrojtja, kroati mposht portierin me një parabol mjaft të bukur duke çuar në delir verilindorët. Ishte ky goli vendimtar i ndeshjes që i dha suksesin Kukësit.