MENU
klinika

Mëngjesi i Ajnshtajnit

Kur flasim për gjenitë, gjithçka bëhet e veçantë…

06.10.2021 - 14:29

           Albert Ajnshtajni ka lindur në Gjermani.

Një vakt mëngjesi sipas menysë gjermane, shpesh përmban vezë, patate, krepa, proshutë dhe salsiçe. Prindërit e tij, natyrisht, ishin me origjinë hebraike, gjë që teorikisht mund të ndikonte në zakonet e tij. Në një mëngjes hebraik mund të gjejmë patate, salsiçe, fasule, kërpudha, vezë dhe bukë të skuqur.

Zonja e shtëpisë së Ajnshtajnit, Herta Waldow, në librin e saj ”Einstein at home”, zbuloi mëngjesin e përditshëm të fizikanit të famshëm.

“Mësuesi konsumonte gjithmonë vezë të skuqura, pothuajse çdo ditë. Të paktën, dy… Ai gjithashtu i shijonte veçanërisht kërpudhat, pasi këtu i konsumonte tri herë në ditë”. Mëngjesit të tij nuk i mungonte mjalti, që sipas librit, ai e porositi në disa kilogramë, në mënyrë që të ketë gjithnjë mjaftueshëm.

Kështu, pavarësisht prejardhjes së tij, ai nuk zgjodhi ta fillonte ditën me vezë dhe ushqime të ftohta. Gjë që nuk është veçanërisht befasuese, pasi përkundër faktit se ka raporte për konsumin e mishit lidhur me dietën e Ajnshtajnit, vitet e fundit të jetës, ai u bë rreptësisht vegjetarian.

Pra, nëse vendosni të përfshini në dietë një mëngjes me vezë, kërpudha dhe mjaltë,.. dhe zgjidhni misteret e universit, mbani mend që e keni lexuar këtu së pari.

Sigurisht, përtej shakasë, do të ishte shumë interesante të mësonim diçka më shumë, për çdo ushqim që përbënte listën e mëngjesit të njeriut më të zgjuar të planetit.