MENU
klinika

Mbrojtja e adoleshentëve

Ky është funksioni i ri në Instagram

12.10.2021 - 10:06

Instagram do të prezantojë masa të reja për t’i larguar adoleshentët nga përmbajtja e dëmshme dhe për t’i inkurajuar ata që të “bëjnë një pushim” nga platforma, tha nënkryetari i Facebook-ut për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Nick Clegg për CNN.

Përveç pezullimit të “Instagram Kids”, kompania do të ofrojë veçorinë “Take a Break”. Për më tepër, nëse adoleshentët po shikojnë përmbajtje që mund të ketë një efekt negativ në shëndetin e tyre mendor, Instagram do t’i inkurajojë ata të shikojnë lloje të tjera të përmbajtjes.

“Do të prezantojmë diçka që mendoj se do të bëjë një ndryshim të konsiderueshëm, ku sistemet tona shohin se një adoleshent po shikon të njëjtën përmbajtje pa pushim, dhe është përmbajtje që mund të mos jetë e favorshme për mirëqenien e tij, ne do t’i nxisim ata të shikojnë përmbajtje të tjera.”, tha Clegg.

Clegg nuk e zbuloi kohën e këtij funksioni të ri, por kompania ka pranuar se testimi do të fillojë së shpejti. Ky vendim vjen pasi ish punonjësja Frances Haugen zbuloi hetimet e brendshme që tregojnë se Instagram ka një ndikim negativ në shëndetin mendor të përdoruesve të rinj.

Cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA

Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit