MENU
klinika

Raporton kreu i Komunës Veriore të Mitrovicës

“Liruam një korsi që të kaloj KFOR-i dhe të pozicionohet”

02.10.2021 - 10:12

Kreu i Komunës Veriore të Mitrovicës, Milan Radjoevic, ka treguar se në përputhje me marrëveshjen e arritur në Bruksel, sot kanë filluar lëshimin e një korsie të rrugës në mënyrë që KFOR-it të kalojë dhe të pozicionohet.

“…ata filluan me lëshimin e një korsie në mënyrë që njësitë e KFOR -it të kalojnë dhe të marrin pozicionin”, ka deklaruar Radojevic.

Sipas tij, pas një veprimi të tillë, duhet që të fillojë tërheqjen njësia speciale e Policisë së Kosovës.

“Ju mund të shihni vetë një numër të madh të ushtarëve të KFOR-it, ne presim që gjithçka të shkojë pa probleme dhe në përputhje me marrëveshjen dhe pa asnjë problem”, ka thënë Radojeviç për Kosovo Online.

Sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, barrikaduesit dhe njësitë specicale të Policisë dhe Kosovës do të tërhiqen paralelisht.