Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Pikat mbi I” në ‘News24’ deklaroi se kryeministri Edi Rama po tenton që të eliminojë opozitën.
Përballë analistit Artur Zheji, ku temë e diskutimit është pyetja nëse; ‘A ka një aleancë të fshehtë Berisha-Rama?’, Lubonja theksoi se kryeministri po tenton që të ‘shtëpiakëzoi’ opozitën, me ndihmën sipas tij të Amerikës. Mes të tjerash Lubonja tha se Berisha ka kundra Ramën, amerikanët dhe pjesën e vetë të opozitës së ‘shtëpiakëzuar’.
“Për të kuptuar atë që tha Zheji, ku bashkohemi dhe ku ndahemi. Bashkohemi e pjesa e parë ku tha se; ‘Kemi një Ramë që i thonë; “pse nuk bëhesh dhe mbret?”’. Pra kemi një formë moderne, kthim te një parti-shtet. Pastaj roli dhe ku vendoset opozita, Basha, Berisha, apo Meta në këtë proces, ndoshta këtu ndahemi. Teza e Zhejit është se ‘këtë mbajnë njëri-tjetrin. Rama ka nevojë për Berishën dhe ky për kryeministrin’. Në kuptimin se ata janë pjesë e këtij sistemi. Teza ime është; periudha kur kishim rrotacionin fals, kur kishim ndryshim, se kryeministri kthehej në opozitë dhe opozita kryeministër, ishte në 213-ën. Tani është problemi se një bandë po eliminon të tjerat.
Projekti i Ramës është eliminimi i opozitës. Por kemi atë që mund të thuhet; ‘shtëpiakëzim’ i opozitës- opozitë e zbutur. Kush është i buti dhe i forti?! Këtu vjen puna. Ne kemi një Bashë, i cili deri dje thoshte; ‘Rama nuk mundet dot me proces të rregull demokrati, duhet të dalim nga parlamenti dhe të futemi në çadër’. Në këtë linjë kanë qenë të gjithë, edhe Berisha dhe Basha, kjo ishte opozita, një bandë. Se po të kishin mbështetje popullore, s’kishin nevojë për ato protesta të dhunshme. Në këto kushte ‘shtëpiakëzimi’ i opozitës vjen si proces me ndihmën edhe të amerikanëve, siç dihet. Kur ishte fjala për 30 qershorin, i ranë ata ‘bilbilit’ (amerikanët). Pas zgjedhjeve i futën edhe një ‘non-grata’ Berishës nga ana e amerikanëve, por nuk shoh këtu vetëm çështjen amerikane. Lidhjet e Ramës me amerikanët për të ‘shtëpiakëzuar’ opozitën, është proces i cili ka ardhur edhe nga brenda dhe PD. Në thelbin e vetë, këtu janë interesat e sistemit që është konsoliduar. Oligarkia me radhë pas 30 vitesh nuk do më trazira, as premtime për ruspa që thanë se; ‘do iu vëmë ruspat’. Por oligarkia do të të sigurojë pushtetin e vetë. Berisha ka kundëra Ramën, amerikanët dhe pjesën e vetë të opozitës së ‘shtëpiakëzuar’. Se ku do të dalë, se di po kjo është loja! Basha duhet të kishte qëndruar të paktën si bandë dhe jo ‘e shtëpiakëzuar’.
Zheji tha se nëse Amerika i ndërton planet në zyrën e Edi Ramës, atëherë mjerë ne.
“Jo çdo gjë që bërtet ka forcë reale. Unë mendoj që Basha sado paradoksale të duket mënyra e tij holandeze, studimi i tij në perëndim, komunikimi i tij me nerv të brendshëm, jo të bërtitur, heqja dorë nga e drejta zakonore, janë të gjitha në perceptimin që i kemi dhënë shqiptarëve që kjo është forca, ‘burrni’, ‘tradhtar’. Kush e shpalli non grata Berishën, harrohet DASH, harrohet sekretari, harrohet Kongresi amerikan. nëse ndodhemi në një vend që Amerika i ndërton planet në zyrën e Edi Ramës, atëherë mjerë ne, por nuk besoj se ka aq fuqi aq të madhe sa t’iu thotë amerikanëve ma nxirrni pak ‘non grata’ këta. Faktikisht kanë qenë zgjedhjet që Basha ka marrë kuotat më të larta të preferencat. I njëjti doktor nga masakra elektorale, thotë ky humbi zgjedhjet. Cilin doktor të besoj? Basha ka qenë më koherent. Ai ka heshtur. Nuk jam dakord me këtë vijë sjelljeje që ka Basha dhe nuk mund ta larë të masakrohet. E kërcënuan amerikanët, e kërcënon doktori, i thonë; ‘ik qërohu se do vijmë ne aty’. Të verbuar nga Rama do ligjërojmë xhunglën. Kolaudon dhe legjitimon të majtët rreth Ramës. Thotë; ‘më mirë të mbaj këtë status quo-n e fëlliqur se të marr këta’”, tha Zheji.
Lubonja theksoi më tej se as Berisha dhe as Basha nuk janë. Sipas tij, iu mungon përgjegjësia për këtë sistem që ka arritur deri këtu
“Unë jam kundër asaj idesë që t’i ndajmë kush është i miri i keqi, i bardhi, i ziu, tradhtari, jo tradhtari. Edhe retorika e Berishës dhe e Bashës për mua çalojnë në atë që nuk janë koherentë dhe me vetveten. Pyetja ngrihet dhe cilit Bashë t’i besojmë. Atij që thotë se ky regjim duhet të rrëzohet vetëm duke sulmuar ato të zgjedhjeve, apo që do ti zgjidhim në mënyrë parlamentare.
Ajo që u mungon të dyve është përgjegjësia për këtë sistem që ka arritur deri këtu. Që të dy nuk mbajnë përgjegjësi. Në qoftë se ti ngre parti oligarkësh vetëm, siç kanë ngritur këta, si biznese për t’u pasuruar ti dhe familja jote, siç i kanë ngritur këta, do vijë dita që këto banda do luftojnë. Kjo është analiza që duhet bërë në fund fare dhe gjithë këta duhet të mbajnë përgjegjësi. Kur vijmë tek pragmantizmi politik, duke qenë që nuk ngritëm një parti opozitare kundër sistemit, unë kam gjykuar më mirë tre banda se një.
Kush është më e fortë, PD se bërtet Berisha apo me Bashën që është i moderuar dhe i butë por argumentet i ka brenda. Problemi që shoh unë nuk është tek gjuha, por tek sjellja. Paaftësia e Bashës për të pastruar PD-në është po ajo. Ti Berishë ke përgjegjësitë më të mëdha, 1,2,3. Nuk e bën. Ça bën lëvdon Berishën po thotë më thanë amerikanët. Në qoftë se do të ruante forcën e një opozite që ngjall besim tek njerëzit. Ai ka humbur besimin e njerëzve.
Kafsha që nuk kafshon fare që ia kanë zbutur dhëmbët fare, është kjo PD-ja tani”, tha Lubonja.
Zheji: Beteja me Bashën e dobëson PD në mënyrë të skajshme
Analisti Artur Zheji ka komentuar debatet brenda PD-së, pas përjashtimit të ish-kryeministri Sali Berisha nga grupi parlamentar i demokratëve.
Zheji tha se kjo betejë e hapur me Lulzim Bashën më shumë e dobëson PD-në. Mes të tjerash Zheji tha se duke përdorur të njëjtën gjuhë, Rama është imituesi më i adhuruar i Berishës.
“Nuk thashë se amerikanët janë tëpagabushëm. Këtu ka një hamendësim thelbësor logjik. Nëse kemi një kryeministër që ndikon për të hequr dhëmballën e prishur të PD, që ai quan Saliun, dhe përdor siç e përdorte Chuçhill Uashingtonin, kjo është betejë e humbur, dhe hajde marrim çiftelin dhe këndojmë. Kjo pasi duket se jemi në minorancë. Ne nuk kemi arritur të bëhemi të kuptueshëm. Ose në botë dominon ‘djalli i madh’ dhe ne tani si të thuash endemi si pupël në fatin tonë. Berisha thotë; “për 8 ditë e rrëzoj Ramën”. Përalla. Tani kemi një plakje në pushtet të të gjitha të zezave dhe një zotëri që ka marrë siglën e partisë dhe e ka themeluar vetë dhe thotë; ‘s’më mbrojti partia se unë u sulmova pas shpine’. Kjo është e vërteta e hidhur. Ai është fat tragjik. Mund të jetë një mbret i lirë. Është një betejë që ai e di vetë dhe ai po shkon të mbrojë veten e vetë. Një betejë që e dobëson PD në mënyrë të skajshme dhe akuzon ‘djalin’ e vetë shpirtëror për ‘besëprerë’ dhe ‘thikë pas shpine’. Politika shqiptare s’mund të ngelet peng i këtij fjalori. Ne këtë fjalor kemi refuzuar te Edi Rama. Ai ka qenë imitatori më i adhuruar i Berishës. Ai nuk arriti dot që një vend ta bënte modern ku forcën e arsyes ta bëjë forcën e pushtetit.”, pohoi Zheji.