Ministri i Drejtësisë z.Ulsi Manja zhvilloi një takim me drejtuesit e Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe të Policisë së Burgjeve
Zoti Manja dëgjoi me vëmendje për tematikat dhe çështjet, që hasen në sistemin penitenciar.
Ministri vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin e punonjësve të IEVP-ve në të gjithë nivelet si dhe të efektivëve të Policisë së Burgjeve duke përfshirë periudhën e vështirë të pandemisë së Koronavirusit gjatë vitit të fundit.
Ministri foli me mirënjohje dhe u dha falenderime për punën e deritanishme stafeve që mbulojnë këtë sektor shumë të rëndësishëm penitenciar, që ka njohur vëmendjen e qeverive me ndërmarrjen e reformave të rëndësishme.
Ministri i Drejtësisë z.Manja kërkoi ndërkohë me këmbëngulje, vigjilencë maksimale për gjithçka që ndodh në institucionet e vuajtjes së dënimit.
“Është detyrim që të realizohet puna me integritet dhe bashkëpunim të ndërsjellë, si administrativ dhe policor, si e vetmja rrugë për të përmbushur detyrën”-u tha zoti Manja të pranishmëve.
Ndërkaq, u theksua se janë marrë të gjitha masat për të pasur infrastrukturën e nevojshme për të dënuarit dhe ofruesit e shërbimeve.
“Këto detyra janë një përgjegjësi përpara ligjit dhe së drejtës”-theksoi ministri i Drejtësisë z.Ulsi Manja.