MENU
klinika

S’ka më patatina, çokollata dhe pije freskuese

Ministria: Ja ushqimet që do t’u ndalohen nxënësve

26.10.2021 - 13:04

Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit në kuadër të kequshqyerjes kanë vendosur që të ndalojnë reklamimin e ushqimeve të pashëndetshme në mjediset e institucioneve arsimore. Ky urdhër vlen në të gjitha institucionet arsimore të arsimit bazë, publike e private por edhe sistemin arsimor parauniversitar. Për zbatimin e këtij rregulli për institucionet arsimore ngarkohen vetë shkollat. Në listën e ushqimeve të pashëndetshme futen të gjitha ata ushqime me përmbajtje të lartë yndyre, acidi yndyror, kripe, natriumi e sheqeri që janë tej normave të lejuara.

LISTA E USHQIMEVE TË PASHËNDETSHME QË NDALOHEN NË MJEDISET E INSTITUCIONEVE ARSIMORE

1. Ëmbëlsira:-çokollatë dhe produkte çokollate (çokollatë e thjeshtë ose e bardhë, vezë të mbushura meçokollatë, çokokrem);-produkte të veshura me çokollatë (p.sh.:biskota pjesërisht ose plotësisht të veshura, fruta ose arra të veshura me çokollatë, akullore dhe drithëra të veshura me çokollatë);-ëmbëlsirë, përfshirë ëmbëlsirat “pa sheqer” (p.sh.:çamçakëz, xhelatina, likuiricia, karamele të çdo lloji përfshirë: menta, lëpirëse sheqeri, ëmbëlsira me sherbet, marshmalloës, dhe ëmbëlsira të tjera);-çokollatë, kos ose fruta të thata dhe arra të veshura me sheqer;-bareta drithërash, ëmbëlsira me fruta të përpunuara.

2. Ushqime të skuqura ku përfshirë produktet e skuqura thellë në procesin e prodhimit. Kjo përfshin për shembull: patatina, salsiçe të skuqura, kofshë pule të skuqura, petulla etj.

3. Ushqime të aromatizuara (savoury snacks):Ushqime të aromatizuara me përmbajtje yndyre, yndyre të ngopur, natriumi dhe sheqeri mbi kriteret e mëposhtme: -madhësi paketimi të barabartë ose më të madhe se 25 g;-22g ose më shumë yndyrë për 100g;-2g ose më shumë yndyrë të ngopur për 100g;-0.6g ose më shumë natrium për 100g;-3g sheqer ose më shumë në total për 100g;

4. Pijet freskuese (me ose pa gaz),duke përfshirë ujëra me aromë;-pijet e cilësuar si “pa sheqer” (me ose pa gaz) përfshirë ujërat me aromë;-pije të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar;-lëngjet e frutave të ëmbëltuara me sheqer të shtuar;-lëngjet e perimeve me sheqer ose kripë të shtuar;-lëngje të ëmbla të koncentruara, të bëra ose të aromatizuara me lëngje frutash, të cilat hollohen për të bërë një pije;-qumësht i plotë;-pijet energjike.

LISTA E USHQIMEVE TË LEJUARA NË MJEDISET E INSTITUCIONEVE ARSIMORE

-fruta të freskëta (frut i plotë ose në pjesë);

-fruta të konservuara në lëng natyral;

-perime të papërpunuara.