Teksa ka postuar disa fotografi ku ndodhej në Amsterdam, reperi tregoi se sot festonte ditëlindjen e tij, duke uruar kështu veten: “Sot 26 vjet” . Zoti me dëshirën e nanës dhe t’babës tem m’sollën n’jetë. #gëzuarditëlindjenpërmua #26.”
Megjithatë, nëse ishit kuriozë urimin më të bukur për sot Mozzik e mori nga i vëllai Getinjo.
Ai zgjodhi ta uronte me anë të një postimi në ‘Instagram’, ku shfaqeshin të dy vëllezërit së bashku, ku reperi i dedikoi fjalët më të bukura vëllait të tij: ‘Gëzuar ditëlindjen një dhe i vetmi vëllai im i gjakut. Të dua Mozzik! T’RUJT ZOTI GJITHMONË!’.
Vetëm para pak ditësh, artisti publikoi albumin e plotë “No Rich Parents” në bashkëpunim me ishpartneren e tij, Loredana. Gjithashtu, Mozzik paralajmëroi një album të ri solo që pritet të publikohet në vitin 2021, duke na treguar dhe një herë se nuk ka të ndalur.
Edhe pse ai nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër fansat kanë shprehur padurim në pritje të albumit të Mozzik. Kujtojmë se së fundmi, Mozzik ndodhej në Brezovicë me disa nga miqtë e tij për pushime.
Teksa publikoi një video ku shfaqej teksa bënte xhiro me motor me një mikun e tij, pas pak minutash reperi i hitit “Madonna” tregoi se motori i tyre u përplas.
Fatmirësisht asnjë dëmtim nuk pësoi as Mozzik dhe as miku i tij, por ç’po ndodh me jetën e tij? E fillojmë me poblemet e ankthit, për të cilin ai ka folur hapur këto kohë.
Me anë të postimeve në rrjetet sociale ka rrëfyer se vuan nga ankthi dhe shprehet se kjo gjendje po i kthehet në një pengesë për të jetuar lirshëm jetën.
“Është e trishtë sepse ankthi nuk më lë t’i shijoj gjërat aq sa duhet në këtë moshë. Le të themi se dhe ankthi im ka ankth!”, shkruhej në disa postime që ka shpërndarë reperi.
Ndërkohë ai po përflitet për ndarjen përfundimtare nga Loredana, ishte këngëtarja, e cila përmes një postimi në ‘Instagram’ konfirmoi ndarjen nga Mozzik.
Ajo shprehej se është ndarë sërish nga reperi dhe thotë se të dy janë shumë kokëfortë dhe se pas realizimit të albumit të përbashkët kuptuan se nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme.
Megjithatë, ajo shtonte se vazhdon të ruajë raportet e mira me Mozzik, sepse ai i ka dhënë dhuratën më të bukur të jetës, vajzën Hana. Loredana shprehet se këtë herë nuk ka bërë asnjë gabim dhe se është e lumtur që ia ka dalë mbanë bashkë me Mozzik të komunikojnë dhe të rrisin bashkë vajzën e tyre.
Sa u përket atyre që mendojnë se e gjithë kjo është telenovelë, reperja shprehet se në fakt është e gjitha e vërtetë.
“Përshëndetje njerëz, disa nga ju kanë vënë re se unë dhe Mozzik kemi disa probleme për momentin! Ne jemi thjesht dy kokëfortë, të cilët nuk munden as me njëri-tjetrin, as pa njëri-tjetrin. Faza e albumit ishte shumë intensive dhe gjatë kësaj kohe kuptuam se mund të qeshim për 10 orë bashkë, por nuk mund të kemi një marrëdhënie të shëndetshme.
Por jam ende shumë e lumtur që arritëm ta bënim këtë album dhe tentuam sërish. ‘No Rich Parents’ ka shkuar shumë mirë. Jam shumë e lumtur që dëgjoj fjalë të mira për albumin. Mozzik dhe unë do të ruajmë sërish raportet e mira. Ai më dha dhuratën më të bukur të jetës. Mbajini për vete akuzat si ‘ju thamë që do ndodhi kështu’. Kam bërë shumë gabime në jetën time, por këtë herë nuk gabova.
Pavarësisht ndarjes, ne arritëm të komunikonim bashkë dhe të rrisnim Hanën dhe të flisnim me njëri-tjetrin për të gjitha ulje-ngritjet. Faleminderit për mbështetjen tuaj, dëgjoni këngën tonë të re “Mit Mir” dhe shikoni albumin tonë në 24 shtator. Do të publikohet vetëm në platformat dixhitale. Faleminderit të gjithë atyre që na kanë mbështetur të dyve ne gjatë kësaj kohe. Mozzik le të ndahet kjo gjë.
Me shumë mundësi shumë njerëz mund të mendojnë tani se telenovela e përditshme e Loredanës vazhdon, por fatkeqësisht kjo është jeta e vërtetë”, shkruante reperja në një postim në “Instagram”.
Por pavarësisht të gjithave, një gjë është e sigurt, që Mozik e jeton jetën me një shpejtësi marramendëse pasi është vetëm 26 vjeç dhe ka shumë hit-e, një fëmijë, një martesë të konsumuar, dhe miliona fitime nga muzika.
Mozzik është shumë i ri në moshë, mirëpo Gramoz Aliu apo siç njihet për publikun Mozzik, është njëri ndër këngëtarët shqiptarë më energjikë në rrymën e muzikës bashkëkohore. Ai dallon me stilin e tij unik dhe tekstet e veçanta.
Ai është nga Ferizaj dhe është vëllai i Getoar Aliut – Getinjo. Zhanri modern i fle në shpirt dhe Mozzik thotë se asnjëherë nuk do ta ndërrojë këtë stil të kënduarit. Ka kënduar disa këngë që shumë shpejt janë shndërruar në hite dhe kanë marrë miliona klikime.
Bashkëpunimet me Kidën dhe Xhensilën rezultuan mjaft të pëlqyera. Mozzik ka pasur shumë oferta për t’iu bashkuar kompanive të ndryshme në Kosovë, por i ka refuzuar ofertat duke i qëndruar besnik labelit On Records deri në janar 2018.
Pas mosmarrëveshjeve të shumta, erdhi momenti i ndarjes në mënyrën më të keqe. Hitet e Mozzik dhe Getinjos u fshinë nga kanali “Youtube” i Zzap & Chris, duke përfunduar në gjyq.
Në krijimtarinë e tij shumë këngë janë në duet me Loredanën, siç ishte ajo me titull “Romeo&Juliet”.