MENU
klinika

Një nga atletët e parë

Ndahet nga jeta Suat Jegeni, “maratonomaku” shqiptar

15.10.2021 - 18:47

Është ndarë nga jeta një prej isht-atletëve shqiptarë, i shquari Suat Jegeni. Ishte nga pionerët e parë të atletikës shqiptare dhe një maratonomak, por sot mbylli sytë përgjithnjë në moshën 79 vjeçarë.

Suat Jegeni lindi më 25 mars 1942 në një familje patriotike. Gjyshi i tij ishte vëllai i vogël i vëllezërve A.S.N Frashëri dhe gjyshja motra e firmëtarëve të pavarësisë Toptani. Emri i tij është ai i profesionistit dhe në 10 garëshin e parë në Shqipëri.

Që në vitin e parë të pjesëmarrjes së tij në këtë garë ai do të arrijë të shpallet kampion i Shqipërisë, madje do të arrijë të vendosë dhe rekordin kombëtar, që do të jetë vetëm fillimi për të.

Suati ishte një atlet i madh dhe këtë gjë ai do ta tregonte edhe jashtë vendit. Në vitin 1966 ai do të merrte pjesë në Europianin e Budapestit, ku patjetër do të linte gjurmët e tij.

Në atë kompeticion që ishte dhe i pari për Shqipërinë në këtë  disiplinë, ai do të arrinte  të fitonte garën e 1500 metrave, që ishte dhe gara e preferuar e tij. Më vonë punoi si pedagog në institutin e fiskulturës “Vojo Kushi”. Këtu me punën e tij ai do të hidhte themelet për pasardhësit që do të linte në sportin e tij të zemrës.

Suati pati një karrierë me mbi 20 rekorde në sport. Por mund të themi se kjo për Suatin nuk qe një punë, por një ndjenjë dashurie dhe obligimi që ai ndjente për këtë  sport. Gjatë kësaj periudhe  do të arrinte të thyente shumë rekorde kombëtare të garave që ishin në përbërje të 10 garëshit, si kërcim me shkop, 400 m…

Mori pjesë në Ballkaniada, atë të Rumanisë, Bullgarisë. Në 3 vjet, Jegeni do ta çojë rekordin e 10 garëshit shqiptar, nga 4400 pikë deri në 6000 pikë. Me punën e tij ai do të nxirrte atletë, si Fatmir Dibra, Skënder Rexhepi, Klement Luftiu, Albert Karriqi.

Në vitin 1974 do të vazhdojë punën e tij si trajner profesionist me skuadrën e 17 Nëntorit, gjithashtu për një kohë të gjatë ai do të jetë inspector pranë Ministrisë së Arsimit për sportin dhe gjithashtu inspector pranë Federatës Shqiptare të atletikës.

Ajo çfarë i vinte keq kampionit është se Shqipëria e ka humbur traditën e bukur të 10 garëshit, atij që ndryshe quhet “Kurora e mbretëreshës së sporteve”. Por ai asnjëherë nuk do t’i ndahej sportit duke marrë pjesë deri në fund të jetës së tij në maratonat e botës, si Paris, Romë, Berlin, NY, Madrid, Milano, Budapest, Prishtinë …