MENU
klinika

Deklarata e brazilianit

Neymar habit: Tërhiqem nga kombëtarja pas Katar 2022

10.10.2021 - 17:42

Braziliani Neymar ka lëshuar sot një deklaratë të bujshme. Duke folur për DAZN, sulmuesi ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja e Selecaos pas përfundimit të Botërorit të Katarit.

“Mendoj se Kupa e Botës 2022 do të jetë e fundit për mua. Nuk e di nëse kam forcën mendore për t’u marrë më me futbollin. Do të bëj gjithçka për të fituar, për të përmbushur këtë ëndërr të madhe që e kam pasur që kur isha fëmijë.

Do të bëj gjithçka për t’u paraqitur mirë dhe për të fituar me vendin tim, për të realizuar ëndrrën që kisha si fëmijë. Dhe shpresoj ta bëj” – theksoi Neymar, që zbuloi se idhulli i tij është Ronaldinho, i cili te Barça luajti përkrah Messit.

“Ai ishte një magjistar, me aftësinë për të bërë numra që ju lanë pa fjalë. Unë krahasohem shumë me të për stilin e lojës që na bashkon” – mbyll fjalën e tij Neymar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN