MENU
klinika

Sulmuesi kuqezi

Përsëri Broja, djaloshi shqiptar shënon dhe feston me shqiponjë

23.10.2021 - 17:18

Armando Broja është futbollisti shqiptar i momentit në Evropë. Djaloshi shqiptar shënoi përsëri për ekipin e Southampton. Sulmuesi kuqezi e nisi titullar edhe sot, duke shënuar në fillimin e pjesës së dytë.

Ekipi po barazon 2-2 në shtëpi falë golit të futbollistit të Kombëtares shqiptare. Ky është goli i dytë i Brojës në Premier League, pas atij të shënuar javën e kaluar. Po rezulton vendimtar.