Gjeniu boshatis bankat në Las Vegas.
Pak orë nga ajo që nesër do të ishte ditëlindja e 140-të e piktorit kubist, 11 vepra të nënshkruara prej tij u shitën për 109 milionë dollarë, shumë përtej vlerësimeve origjinale.
Me të mbërritur nga Londra, presidenti i ”Sotheby’s”, Oliver Barker, zhvilloi ankandin për 45 minuta.
Punimet u ofruan nga MGM Resorts, pronari aktual i një prej tempujve të lojërave të fatit që ishte sfondi i një vjedhjeje të famshme të artit në filmin “Ocean’s Eleven”.
Me të ardhurat nga ankandi, MGM Resorts planifikon të diversifikojë koleksionet e tij duke blerë vepra nga gra, artistë me ngjyrë dhe pakica të tjera, në përputhje me atë që shumë muzeume amerikane kanë bërë për muaj të tërë.
Të 11 veprat e Pikasos ishin pjesë e koleksionit të mbledhur në 20 vjet nga Wynn dhe gjysma e tyre u ekspozuan në restorantin e hotelit me emrin Pikaso.
Për ”Sotheby’s” ishte hera e parë që një ankand në Amerikën e Veriut ishte zhvilluar jashtë selisë qendrore të Nju Jorkut, në York Avenue.
Koleksioni mbulonte mbi 50 vjet prodhime artistike nga mjeshtri i “Guernica”-s.
Çmimi më i lartë u vendos nga një pikturë të vitit 1938, “Gruaja me një beretë portokalli”, e cila përshkruan ish-të dashurën dhe ish-muzën Marie-Thérèse Walter, që u shit për 40,5 milionë dollarë.