MENU
klinika

Një udhëheqës polemikash

Presidenti amerikan i dehur… gati për luftën bërthamore

04.10.2021 - 14:23

        Jo pa arsye thonë, se nuk duhet të paraqiteni në punë të dehur.

Gjatë fundshekullit të 20-të, frika nga armagedoni bërthamor kishte arritur kulmin./Konica.al/Lufta e Ftohtë krijoi një klimë të atillë që shumë qytetarë nga të dyja anët i frikësoheshin faktit, se udhëheqësit e tyre mund të bënin ndonjë gabim që do ta vinte botën në një gjendje të pakthyeshme. Për këtë arsye, procedura për të nisur një sulm bërthamor u bë shumë e ndërlikuar për të shmangur gabimet. Do të duheshin shumë persona në zinxhirin e komandës, për të nisur një sulm të tillë. Ky zinxhir komandimi, në rastin e SHBA-së, fillonte me presidentin.

Presidimi i Riçard Niksonit ka qenë e mbushur me polemika; që nga vendimet e dyshimta të politikës së brendshme, siç është rimbursimi për NASA menjëherë pas zbritjes së suksesshme në Hënë, deri te skandali “Watergate”, SHBA nuk ka pasur kurrë një president të tillë.

Pas përfudnimit të qeverimit dhe hetimeve të ndryshme që u ndërmorën, publiku arriti të mësojë shumë më tepër për ish-presidentin e moshuar, detaje që shumëkush do të ketë dashur të mos i dinte. Në këtë rast, detaji që gati e çoi botën drejt luftës bërthamore ishte fakti që Niksonit i pëlqente të pinte, pra të qenit president nuk ia ndalonte dot atë ves. Fuqia që vjen me të qenit President i Shteteve të Bashkuara të kombinuar me të qenit i dehur, nuk është shenjë e mirë për paqen botërore, veçanërisht gjatë një kohe ku edhe lëvizja më e vogël mund të konsiderohet një akt lufte. Kjo do të bëhej e qartë në vitin 1969./Konica.al

“Mbretëria vetmitare”

Koreja e Veriut, e njohur gjithashtu si “Mbretëria Eremite”, mori një hov zhvillimi gjatë viteve 1950 dhe 1960 për shkak të ndihmës që i dha BRSS-ja.

Kjo aleancë e rrezikshme ishte reciprokisht e dobishme, Koreja e Veriut mori zhvillim ekonomik, kurse BRSS-ja mori edhe një vend tjetër në sferën e ndikimit të saj komunist. Si rezultat, çdo agresion ndaj Koresë së Veriut, me siguri do të pritej me hakmarrje nga BRSS-ja. Kjo u bë problematike në vitin 1969, kur Koreja e Veriut qëlloi një aeroplan spiun amerikan. Ndërsa udhëheqja ushtarake e SHBA-së vendosi për planin më të mirë të veprimit kundër një agresioni të tillë, presidenti Nikson kishte krejt tjetër mendim. Me të dëgjuar lajmin për rrëzimin e aeroplanit spiun, i fuqizuar edhe nga alkooli dhe zemërimi ndaj armiqve, presidenti kontaktoi Shefat e Përgjithshëm të Shtabit. Niksoni urdhëroi që avionët bërthamorë amerikanë në Korenë e Jugut të furnizoheshin me karburant dhe të ishin gati për një sulm bërthamor të beftë ndaj Koresë së Veriut, si hakmarrje për veprimin e tyre./Konica.al/Për fat të mirë për botën, Henri Kisinger, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare për Niksonin asokohe, ishte mësuar të merrej me kësi lloj skenarësh. Ai kontaktoi Shefat e Shtabit të Përbashkët dhe i këshilloi që ta shtynin sulmin bërthamor deri të nesërmen, kur padyshim presidenti do të ishte mjaftueshëm i kthjellët për të marrë një vendim të arsyeshëm.

Një Nikson esëll vendosi, që nuk ia vlente të rrezikoje luftën bërthamore për një aeroplan spiun dhe vendosi të mos e sulmonte Korenë e Veriut, duke e shtyrë shkatërrimin e njerëzimit përmes luftës bërthamore, për të paktën disa vite të tjera./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ambasador i paqes në ShBA: Kodra

“Shqipëria nji vend i bukur sa s’ka ma”

Pena e tij lexohet, përjetohet, mbetet…

10 thënie të goditura nga Kadare


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit