MENU
klinika

Ligue 1, Java 10

PSG përmbys në fund, sukses me vuajtje

15.10.2021 - 23:00

PSG vuajti jo pak mbrëmjen e sotme, duke fituar 2-1 me përmbysje ndaj Angers. Në “Parc de Prince”, parizienët vetëm në fund shënuan golin e fitores, në një ndeshje ku munguar shumë yje, përfshirë Messin dhe Neymar.

Pjesa e parë përfundoi me fitoren e miqve. Fulgini në minutën e 37-të kaloi Angers në avantazh. Trajneri Pochettino u shfaq dukshëm i mërzitur pas pasimit të golit. Mbyllet 0-1 fraksioni i parë.

Në 63’, tekniku argjentinas fut Bernat në lojë pas një viti mungesë nga dëmtimi. Po ashtu, edhe Wijnaldum hyn në vend të Raphina-s. Gjashtë minuta më pas Danilo shënon golin e barazimit pas asistit të Mbappe.

Për të ardhur në minutën e 87-të, kur vendasit përfitojnë penallti. Mbappe tregohet i saktë nga pika e bardhë. PSG mbron fitoren në minutat e mbetura, njëkohësisht edhe kreun e renditjes.